24-11-2024

‘Plumbi i artë 2’ zbardh 6 vrasje në Tiranë, Elbasan e Durrës

‘Plumbi i artë 2’ zbardh 6 vrasje në Tiranë, Elbasan e Durrës. 36 urdhër-arreste: Nga Talo Çela, te drejtori i burgut dhe ish gjyqtarja

6 vrasje të kryera në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat janë zbuluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar në kuadër të megaoperacionit “Plumbi i Artë 2”, i cili po zhvillohet gjatë ditës së sotme në Tiranë, Elbasan e Durrës.

Me kërkesë të SPAK, GJKKO lëshoi sot 30 urdhër arreste, ku mes tyre ka masa sigurie për dy oficerë policie.

Masë sigurie është vendosur për Martin Musaj, ish zv.drejtori i Burgut Bradashesh, ndërsa arrest shtëpiak për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu, e cila ka gjykuar grupet kriminale në Elbasan.

Mes personave të akuzuar është edhe për “Darin e Elbasanit”, i cili u arrestua disa muaj më parë në Dubai.

Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, u arrestua në Dubai në maj të këtij vitit, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, Hajdar Bako i njohur edhe si “Dari i Elbasanit”, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 persona.

Atë kohë në konflikt u përfshi Hajdar Bako dhe F.G, 25 vjeç, të cilët u përplasën me Alfred Gjini, Klevis Gjini dhe Emiljano Gjini. Nga përplasja e dhunshme mbetën të plagosur 3 persona.

Masë sigurie është firmosur edhe për Talo Çelen, një person i shpallur në kërkim dhe i akuzuar për një sërë krimesh. “Plumbi i artë 2” vjen gjithashtu si rezultat i dëshmive prej të penduarve Nuredin Dumanit dhe Ejron Alibej si dhe nga zbërthimi i bisedave të aplikacionit Sky- EÇ që kanë qenë provat kryesore me të cilat SPAK ka kërkuar në GJKKO firmosjen e urdhërarresteve.

Shumica prej personave të cilët u është firmosur urdhërarresti nuk ndodhen në Shqipëri ndërsa deri tani dihet që është ekzekutuar urdhërarresti për shefin e krimeve Cinari dhe zv.drejtorin e burgut Bradashesh.

Masat e sigurisë të firmosura nga SPAK që dimë deri tani:

1- Talo Çela
2- Altin Kamami
3- Rexhino Doci
4- Arben Lamcja
5- Arsen Mema
6- Eljo Bitri
7- Leam Rragami
8- Elvis Daka alias Dragoviç
9- Dorjan Dyli
10- Matilda Hoxholli
11- Denada Todi
12- Flobenc Mecja
13- Armis Stafa
14- Maksim Koci
15- Erzen Çopja
16- Franc Çopja
17- Hajdar Bako alias Çopja
18- Mikael Qosja
19- Martin Musaj – zv drejtori i Burgut Bradashesh – I arrestuar – Mase sigurie ‘Arrest me burg”
20- Guri Biba
21- Pajtime Fetahu – ish gjyqtare e Gjykates së Elbasanit – mase sigurie ‘arrest shtepie’
22- Renato Masuku,
23- Leonardo Rragami
24-Agustin Cinari- shefi i Krimeve në Durrës – I arrestuar – Mase sigurie ‘Arrest me burg”.

Lexo edhe:

Këta janë të arrestuarit nga Prokuroria Speciale në rajonin e Prizrenit, grupi përfundon në qeli

Asnjë koment

Comments are closed.