01-11-2026

Has: Vëllezërit nga Gjonaj i Hasit, të aksidentuarit në fshatin Domaj

Sipas informacioneve të portalit Gazeta e Prizrenit, në aksidentin e rëndë që ndodhi, mbrëmë në fshatin Domaj, janë të përfshirë dy vëllezërit të familjes Çoçaj nga Gjonaj i Hasit.

Nga plagët e marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Çoçaj, 46 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj të bashkisë Has, ku një aksident rrugor i ka marrë jetën një 46-vjeçari nga Kosova.

Sipas Policisë, mjeti sportiv i llojit tagramendur/off-road me të cilin po udhëtonin dy vëllezërit është përmbysur aksidentalisht.

Në aksident ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës, shtetasi V. Çoçaj., 38 vjeç, që është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Kukësit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore nga mjekët. /Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.