26-11-2024

Po raportonte ‘live’ në televizion, dy grabitës tentojnë ta grabisin (video)

Një ekip lajmesh nga “Teleamazonas Ecuador” përjetoi një moment të tmerrshëm ndërsa mbulonte finalen e ardhshme të “Copa Libertadores” midis Flamengo dhe Athletico Paranaense.

Reporterja Vanessa Robles ishte duke folur drejtpërdrejt në TV, duke raportuar jashtë stadiumit “Monumental” në Guayaquil, qyteti pritës i finales së të shtunës, kur dy burra me motoçikletë iu afruan asaj dhe ekipit të saj, duke u përpjekur t’iu grabisnin telefona, kamera dhe pajisje të tjera elektronike.

Duke qenë se ishte “live” në TV, e gjithë sekuenca u regjistrua në kamera dhe më pas u bë “virale” në rrjetet sociale. Në vodeo shihen të dy hajdutët që mbulojnë fytyrën para kamerës, ndërsa dëgjohet edhe Robles, kuptohet nervoze, duke i pyetur: “A do të na grabisni në TV ‘live’? A mendoni se duhet të na grabisni drejtpërdrejt? Në TV?”

Disa sekonda më vonë, burrat, tashmë të tronditur për shkak se u ekspozuan në TV drejtpërdrejt, shihen duke u larguar nga skena me nxitim, pasi vunë re një polic me biçikletë që kalonte aty pranë.

Robles e pa edhe policin dhe filloi t’i bërtasë: “Kapini, kapini miku im, donin të na grabisnin”. Disa orë më vonë, Robles përdori llogarinë e saj në Twitter për të treguar më shumë rreth incidentit, duke përfunduar me një reflektim shqetësues për jetën ekuadoriane:

“Ne ndjemë atë që ndjen një qytetar i thjeshtë sa herë që del nga shtëpia dhe dëgjon zhurmën e një motoçiklete aty pranë: nervozizmin, frikën. Duhet të ndihemi të sigurt”.

Los delincuentes huyeron al ver que la transmisión estaba saliendo en directo

Asnjë koment

Comments are closed.