25-04-2024

Tre persona lëndohen rëndë, pas therjes me thika në Prizren

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një perleshjeme thikë në Prizren.

Sipas Policise, duket se ky rast ndodhi pas një zënke mes tyre në një lokal duke luajtur lojëra kompjuterike, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datë 27 Tetor 2022, rreth orës 21:00, nga Stacionit Policor Prizren-veri është pranuar informata se në një lokacion në fshatin Malësi e re, Prizren ka një përleshje në mes të disa të rinjve.
Patrullat policore në detyrë i janë përgjigjur rastit dhe në lokacionin e supozuar janë hasur disa persona të dyshuar.
Policia ka vënë situatën nën kontroll dhe ka filluar hetimet lidhur me rastin.
Në mesin e të rinjve të përfshirë në konflikt, tre nga ata kishin marrë lëndime trupore të shkaktuar nga një mjet i prehtë (dyshohet thikë), ata janë dërguar në emergjencë në Prizren, pasi iu është dhënë ndihma e parë dy nga të lënduarit janë ndalë për trajtim të mëtutjeshëm në spital, ndërsa njëri nga ata është liruar.
Përleshja kishte ndodhur pas një konflikti të çastit derisa të rinjtë ishin duke luajtura lojëra kompjuterike në një lokal aty afër.
Pasi që është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, janë mbledhë provat dhe dëshmitë, si dhe janë intervistuar të dyshimtit , është konsultuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të prokurorit katër nga të dyshuarve iu shqiptohet masa ndalim policor për 48 orë. /Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe :

Prizren: Arrestohet një person për ngacmim seksual ndaj të miturës, denoncohet nga nëna e viktimës

Asnjë koment

Comments are closed.