04-05-2024

Ngacmoi të miturën, arrestohet 52-vjeçari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren për shkak të një sulmi seksual ndaj të miturës, raporton “Gazeta e Prizrenit”

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në muajin shtator, ndërsa i arrestuari dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur.

Burime të portalit “Gazeta e Prizrenit” konfirmuan se i dyshuari është 52-vjeçari, A. Buqaj.

Ai është denoncuar në emisionin ‘Piranjat’ në Shqipëri nga nëna e viktimës, e cila ka deklaruar se i dyshuari po ngacmon vazhdimisht vajzën e saj të mitur me mesazhe në rrjetin social “Instagram”.

Në raportin e Policisë, thuhet se pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ai të ndalohet për 48 orë. /GazetaePrizrenit.net/

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:

Tre persona lëndohen rëndë, pas therjes me thika në Prizren

Asnjë koment

Comments are closed.