12-10-2024

“Po u shpërthehen gomat në autostradat e Serbisë”, kosovari publikon pamjet

Një burrë nga Kaçaniku, ka bërë thirrje për kujdes te mërgimtarët që po udhëtojnë përmes autostradave në Serbi, për shkak të disa incidenteve që ka thënë se iu kanë ndodhur të afërmve të tij dhe disa veturave të tjera.

Ai ka publikuar pamje të disa veturave të mërgimtarëve të cilave iu kanë shpërthyer gomat në afërsi të Beogradit, kryeqytetit të Serbisë.

“Kujdes mërgimtarë përtej Beogradit kanë hedhur në rrugë diçka nuk diktohen. Janë duke ua shpërthy gomat. Keni kujdes sapo ka ndodhur tash të afërmve të mi edhe disa veturave të tjera”, ka shkruar ai.

Asnjë koment

Comments are closed.