28-04-2026

“Po votojmë karate”, Bardiqi: Ishte sarkazëm mes miqsh, kërkoj falje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi, të cilit mbrëmë iu publikua një komunikim, duke shkëmbyer mesazhe në WhatsApp se për votim për president “po votojmë karate” dhe që synojnë që ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese për të blerë kohë, tha se ishte “sarkazëm”.

 

Ai tha se bëhej fjalë për një komunikim me sarkazëm mes miqsh.

Ai shtoi se fjala “karate” ishte përdorur në thonjëza.

Bardiqi kërkoi falje nëse e ka lënduar dikë komunikimi i tij.

Asnjë koment

Comments are closed.