Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, sot ka qëndruar ekipi i Transfuzionit të gjakut, të cilit në mënyrë pozitive i janë përgjigjur zyrtarët policor për të dhuruar gjak, transmsmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Ky aksion me karakter humanitar ka gjetur përkrahje të gjerë te eprorët, policët dhe stafi civil brenda strukturave të policisë së këtushme, të varësisht prej ndërrimeve në punë, janë renditur për dhurimin e lëngut më të shtrenjtë të jetës.
Mbase në shumë raste, sidomos në trafik policët janë dëshmitarë se ka vlerë një pikë gjaku, për të aksidentuarit.
Pra, përpos tiketave, të cilat na i shqiptojnë për kundërvajtjet në trafik, policët njëkohësisht janë edhe dhurues të gjakut. /GazetaePrizrenit.net/