Polici kroat gjuan me armë në veturën me migrantë kosovarë
Një zyrtar policor kroat, ka gjuajtur me armën e tij në një automjet në të cilin po kontrabadoheshin migrantë nga Kosova, pasi që vozitësi kishte tentuar ta godasë me veturë, raporton media kroate ‘N1’.
Nga Policia e Istrës (rajon kroat), kanë deklaruar se në incidentin e djeshëm nuk ka pasur të lënduar, e për vozitësin janë duke u drejtuar hetime intensive.
Incidenti raportohet se ka ndodhur dje pasdite derisa zyrtarët policor drejt Paziniz (vendbanim) kishin dyshime për automjetin e markës Skoda, për të cilin kishte edhe informacione të mëhershme që është duke u marrë me aktivitete të kontrabandimit të njerëzve, raportojnë mediat kroate.
Polica ka fillimisht tentuar ta ndalojë automjetin duke përdorur sinjalizuesit e zërit dhe të dritave, por vozitësi e ka injoruar paralajmërimin e policisë, dhe ka vazhduar të lëvizë me shpejtësi të madhe deri në një pjesë të rrugës, ku janë duke u zhvilluar punime dhe rruga ngushtohet në një kah të lëvizjes.
“Me të arritur në kolonën e veturave, shoferi i panjohur është ndaluar dhe në atë moment nga automjeti kanë dalur 4 persona të panjohur, të cilët kanë ikur në mal- pyll”, ka raportuar e policia kroate në rajonin e Istrës.
Policia më tutje kanë deklaruar që kolegu i tyre i është afruar automjetit për ta ndaluar, por shoferi në tentim për të ikur, me automjet i është drejtuar zyrtarit policor.
“Në mënyrë që të evitohet rreziku për jetën e vet dhe jetën e të tjerëve, pasi që vozitësi gjatë lëvizjes me automjet ka hyr në shiritin e lëvizjes me një kahje, i njëjti ishte duke lëvizur në kahjen e kundërt, zyrtari policor ka gjuajtur në gomat e automjetit me qëllimin për ta ndalë lëvizjen e mjetit”, kanë shpjeguar nga polica e Istrës.
Vozitësi në këtë rast është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa vetura është gjetur 2 kilometra nga vendi ku policia ka përdorur armën e zjarrit në përpjekje për të ndalë personin e dyshuar.
Polica mbrëmë ka gjetur personat të cilët kishin ikur nga automjeti, fjala është për migrantë ilegal nga Kosova, raporton ‘N1’./kallxo.com