Një zyrtar policor ka plagosur dy qytetarë në fshatin Glloboqicë të Dragashit, pas një mosmarrëveshje.
Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosova, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Zyrtari policor i cili ka qenë jashtë orarit të punës pas një mosmarrëveshje ka plagosur dy qytetarë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë ai.
Lexo edhe: