25-04-2024

Prizren: Inspekton të gjitha mishtoret, konfiskon rreth 800 kilogramë mish

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndërmarrë një aksion në qytetin e Prizrenit për largimin nga tregu të mishit dhe produkteve të mishit pa kritere dhe dokumentacionin e duhur.

Lamir Thaçi, zëdhënësi i AUV-së, thotë se kjo agjenci sot ka konfiskuar rreth 800 kilogramë mish që nuk i ka plotësuar kushtet për tregtim.

Ai tregon se ky mish i konfiskuar do të asgjësohet.

Ne si agjenci kemi marrë një aksion. Të gjitha mishtoret e Prizrenit i kemi inspektu me ekipet inspektuese bashkë me Komunën. Inpektorët komunal janë ftu nga ne. Nga ky aksion ka reuzltuar që kemi ndalu për qarkullim mish i cili nuk i ka plotësu kushtet ligjore për shitje dhe tregëtim. Kjo sasi e mishit e gjitha do të asgjësohet. Emrat e mishtoreve nuk i kam, nuk e di cilat por inspektimi ka ndodhur tek të gjitha mishtoret në Prizren, e tek disa ksihte mish që nuk i ka plotësu kushtet për tregëtim“, deklaroi Thaçi për Gazeta Blic.

Ai po ashtu tha për kp se te një mishtore është hasur mish pa origjinë dhe pa dokumentacion, dhe e gjithë sasia është ndaluar për qarkullim deri në asgjësim.

“Sasitë tjera të nënprodukteve të mishit të ndaluara në mishtore tjera, kryesisht ishin për mungesë të licencës për përpunim të produkteve të cilat trajtohen termikisht. AUV në ditët në vazhdim do të bëjë asgjësimin e gjithë sasisë së ndaluar”, tha ai.

Lexo edhe:

Pengmarrja e banorëve të Kushninit e Kabashit, plaçkitjet e shtëpive dhe djegia e tyre nga ushtria (2)

Asnjë koment

Comments are closed.