Policia e “pamëshirshme” ndaj 2 qendrave për masazhë në Prizren, masa ndaj 12 personave
Policia ka njoftuar se në këto tri qytete ka gjetur 35 persona, ndaj të cilëve ka marrë masa.
Bazuar në urdhëresat e prokurorive kompetente në Prizren dy nga katër lokacionet e kontrolluara ishin të hapura. Aty janë gjetur 12 persona.
Në Prishtinë janë kontrolluar 14 lokacione. Prej tyre gjashtë kanë qenë të hapura, e ku janë takuar 23 persona, ndaj të cilëve janë marrë masat e nevojshme ligjore, ka bërë të ditur Policia.
Në Ferizaj janë kontrolluar tri lokacione, që ishin të mbyllura, përderisa është kontrolluar ehe një restorant, ku s’është vënë re ndonjë dyshim.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e të gjitha dukurive negative që bien ndesh me mos respektimin e vendimeve të institucioneve të Kosovës, që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së pandemisë.