17-06-2024

Policia e Shqipërisë dhe Kosovës, organizojnë shërbime të përbashkëta të policimit rrugor

Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës ranë dakord të organizojnë shërbime të përbashkëta të policimit rrugor në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë periudhës qershor-shtator 2024. Shërbimet e përbashkëta të patrullimit do të mbështeten në Memorandumin e Bashkëpunimit, të firmosur në Tiranë nga drejtuesit e dy policive.

Memorandumi i Bashkëpunimit thekson rëndësinë dhe nevojën e bashkëpunimit mes dy agjencive policore në fushën e trafikut rrugor, për parandalimin e shkeljeve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Ai vjen si rrjedhojë e faktit se, gjatë periudhës qershor–shtator 2024, ka një rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve nga Kosova, të cilët vijnë për pushime në zonat turistike të Shqipërisë, si dhe një numër mjetesh rrugore të Kosovës që qarkullojnë në akset kryesore rrugore që lidhin të dy vendet.

Në bazë të Memorandumit do të intensifikohen marrëdhëniet dhe do të forcohet bashkëpunimi midis policive, nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të planeve dhe masave të përbashkëta.

 

Asnjë koment

Comments are closed.