26-04-2024

Policia jep detaje: 64-vjeçari nga Prizreni vdes në motel, ishte me një femër

Një i moshuar është gjetur i vdekur në një motel në Prizren, gjatë ditës së djeshme.

Viktima është i moshës 64-vjeçare.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 12:17 min., policia ka pranuar një informacion nga një ekip e emergjencës se në një motel në Prizren është gjetur një person pa shenja jete. Hetuesit dhe forenzika kanë dalur në vendin e ngjarjes, është informuar Prokurori dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajete është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Osmanollaj.

Osmanollaj ka konfirmuar se viktima ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër në motilin ku edhe vdiq.

Asnjë koment

Comments are closed.