Policia jep detaje nga vdekja e 17-vjeçarit me motoçikletë në Rahovec
Një aksident me fatalitet që ka tronditur Rahovecin. Në rrugën e transitit në këtë qytet, një 17-vjeçar ka humbur jetën, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje rreth këtij aksidenti.
Aty thuhet se i ndjeri deri sa ishte duke vozitur motoçikletën ka humbur kontrollin duke dal jashtë rruge dhe rrokullisur.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Rr. Transiti i ri, Rahovec 22.06.2024-22:10. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, përderisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën, del jashtë rruge dhe rrokulliset. Si pasoj, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet në Spitalin e Gjakovës ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit , trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.” thuhet në raportin e policisë. /IO