Një 15-vjeçar nga Prizreni ka vdekur dje si pasojë e therjes me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Për këtë rast, mëngjesin e sotëm është protestuar në Prizren.
Pas një përleshje mes 5 të miturve, një nga të miturit është vrarë dje në Prizren, raporton Gazeta Express.
Policia e Kosovës ka dhënë sot informacione për vrasjen e të miturit.
Sipas policisë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur pasi që pas një zënke afër shkollës e kishte therrë me thikë viktimën, i cili ishte dërguar pa shenja jete në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur pasi që pas një zënke afër shkollës e kishte therrë me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur i cili ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren por sipas mjekëve viktima kishte qenë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 24 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orë.