24-11-2024

Policia jep detaje për aksidentin në Prizren, 6 persona të lënduar

Një aksident ka ndodhur në rrugën Prizren- Reqan.

Disa persona kanë marrë lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar Vesel Gashi – zëdhënës i policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

“Rreth ores 20:05 ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete me targa vendore ku kemi 6 persona të lënduar të cilët për momentin janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Sipas infromacioneve të para nuk janë në rrezik për jetë, personat kanë lëndime. Njësitë e trafikur kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren rastin”, ka thënë Vesel Gashi për IndeksOnline.

Asnjë koment

Comments are closed.