25-04-2024

Policia jep detaje për incidentin ku u plagos një person në Prizren

Një incident me armë zjarri, në të cilin u plagos një person ndodhi, dje padite në rrugën “Xhemil Fluku” në Prizren.

Policia në raportin e saj 24-orësh ka dhënë disa detaje, rreth këtij rasti, por nuk jepen të dhëna rreth identitetit të personave të përfshirë në incident, raporton Gazeta e Prizrenit.

Lexo edhe:

Këta pritet të jenë disa nga drejtorët komunal nga PDK, AAK, NS në Prizren (emrat)

Raporti i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. Xhemil Fluku, Prizren 10.01.2022 ─ 14:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik që kishte pasur me viktimën mashkull  kosovar kishte shtëne me armë zjarri në drejtim të viktimës. Si pasojë e të shtënave viktima është plagosur në këmbë.  Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një gëzhojë. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.