26-04-2024

Policia jep detaje për incidentin me bombol gazi në Ratkoc të Rahovecit (foto-video)

Pak momente më parë në fshatin Ratkoc të Rahovecit shpërtheu një bombol gazi që la disa persona të lënduar.

Zëdhënësja e Policisë nga Rajoni i Gjakovës, Lirije Podrimaj për Indeksonline ka konfirmuar incidentin.

Shpërthimi i bombolës së gazit ka ndodhur në ora 19:55 në qebaptoren ‘Te Dollari’.

Nga ky shpërthim dyshohet se të lënduar kanë mbetur rreth 10 persona të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës.

Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë sigurimin e vendit.

Mbi gjendjen e personave të lënduar ende nuk ka ndonjë informatë.

Nga ky shpërthim dyshohet se të lënduar kanë mbetur rreth 10 persona të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës.

Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë sigurimin e vendit.

Mbi gjendjen e personave të lënduar ende nuk ka ndonjë informatë./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.