Policia jep detaje për the*rjen e hoxhës në komunën e Dragashit
Policia dha detaje të reja për ngjarjen në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku pas një përleshjeje mes disa personave, u ther për vdekje Gazmend Tahirovci, që ishte imam, raporton Gazeta e Prizrenit.
Zëdhënësi rajonal i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi konfirmoi se policia është njoftuar rreth orës 23:15 për një rrahje në fshat, përmes telefonit se në fshatin Zlipotok, komuna e Dragashit, kishte ndodhur një rrahje mes disa personave.
“Patrulla policore ka gjetur një person të shtrirë në tokë. Dyshohet se lëndimet i janë shkaktuar me një mjet të mprehtë. Pas arritjes së ekipit mjekësor nga QKMF Dragash, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, G.T., mashkull rreth 47-vjeçar nga Zlipotoku i Dragashit”, tha ai për portalin Gazeta e Prizrenit.
Sipas tij, i dyshuari është identifikuar si B.H., mashkull 40-vjeçar nga Zlipotoku. I njëjti ndodhet në arrati, ndërsa që nga mbrëmja e kaluar policia është duke ndërmarrë veprime intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Sipas informatave për këtë rast dyshohet Beshir Hamza.
Bytyqi njoftoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Stacionit Policor në Dragash, komandanti i stacionit, si dhe është njoftuar Njësia Rajonale e Hetimeve në Prizren, të cilës më vonë i janë bashkuar edhe njësi të tjera policore.
![]()
Hetimet janë duke u zhvilluar në koordinim me prokurorin e shtetit./ Gazeta e Prizrenit /


