Policia jep detaje për zjarrin në Prizren, s’ka të lënduar
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që ndodhi mëngjesin e sotëm në Prizren.
Sipas Policisë, nga zjarri është përfshirë një barakë e vogël prej druri, e vjetër dhe jashtë përdorimit.
“Si pasojë e incidentit nuk raportohet për persona të lënduar”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme nga organet kompetente.
