Policia kapë kokainë në vlerë rreth 10 mijë euro
Policia e Kosovës sot në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, konkretisht në Graçanicë, ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, të cilën po e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.
Pas kontrollit të veturës janë gjetur në një qese plastike 110 gramë pluhur i bardhë, në formë të ngurtë, i dyshuar për kokainë, me vlerë të tregut rreth dhjetë mijë euro.
“Në cilësinë e provave materiale lidhur me rastin janë sekuestruar :
- 110 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,
- Një veturë,
- Para kesh 200 euro dhe
- Një telefon celular” thuhet në njoftim policor.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent, në konsultim me të cilin, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.