27-07-2024

Policia kërkon ndihmë në kapjen e personit që dyshohet se goditi për vdekje një 41-vjeçar

Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmë në kapjen e Aron Rexhajt nga Peja për veprën penale për shkaktim të aksidentit me fatalitet.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se Rexhaj është i lindur më 5 prill të vitit 1999 në Paderborn të Gjermanisë, tani me vendbanim në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar për shkaktim të aksidentit me fatalitet në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Asnjë koment

Comments are closed.