Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuarit për vjedhje identiteti
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në verifikimin e këtij personi të dyshuar.
Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes , që është raportuar në polici me datën 08.11.2023.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192./IO