Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje.
Policia ka publikuar fotografinë e saj dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim.
Sipas njoftimit, kërkesa është bërë me autorizim të prokurorisë kompetente.
Kushdo që ka informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e saj, mund të kontaktojë Policinë në numrin 192.
