03-10-2024

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi,  i cili është në kërkim, raporton Gazeta e Prizrenit.

Nëpërmjet një postimi në faqen Facebook, Policia njoftoi se personi i shpallur në kërkim dyshohet për veprën penale ‘Vjedhje’.

Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me  informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit  të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo  lokalizimin e  vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim.

Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.