29-04-2024

Policia kërkon një person të zhdukur nga Zhuri, që në shtator

Policia ka njoftuar se familjarët e Behamir Gavazaj, në shtator kanë raportuar për zhdukjen e tij.

Personi Behamir (Ruzhdi ) Gavazaj , lindur me datë 17.01.1973 nga Fshati Zhur, KK Prizren,  Republika e Kosovës, i cili për here të fundit është parë  nga familjarët  e tij me datë 10. Shtator 2022 ka dalë nga shtëpia dhe familjarët më nuk kanë asnjë kontakt me të.

Sipas ankuesit  viktima është i gjatë rreth 170 cm, 70 kg, flokët e thinjura.

Peroni i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj policia kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse e shohin personin e njëjtë  apo  din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren apo në cilindo stacion të Policisë në Kosovë.

Asnjë koment

Comments are closed.