27-04-2024

Policia konfirmon vjedhjen në qendrën tregtare “Abi” në Prizren

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në një qendër tregtare që ndodhen në  rrugën “Sheh Emini”, në Prizren.

Në raportin e sotëm të policisë thuhet se tre persona të panjohur, dje në orë orët e mëngjesit pasi kanë thyer arkën, aty kanë vjedhur një shumë parash.

Ndonëse në raport nuk saktësohet për cilën qendër bëhet fjalë, burime që preferuan te mbeten anonime tregojnë se bëhet fjalë për qendrën tregtar “Abi”, që ndodhet në këtë rrugë, në afërsi të spitalit.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke trajtuar rastin. /GazetaePrizrenit.ne./

Asnjë koment

Comments are closed.