19-04-2024

Policia në Prizren vazhdon me gjoba për masa anti-Covid

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar se ka realizuar një mori inspektimesh dje dhe sot, në kuadër të masave anti-covid.

Gjatë këtyre inspektimeve, policia ka shqiptuar 45 gjoba për mos respektim të masave në 3 lokale.
“Gjatë kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, konkretisht  në tri lokalet ( dy lokale Shisha Bar dhe  një kafiteri), janë hasur duke punuar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë e ligjin anti Covid -19 janë shqiptuar 45 gjoba personit juridik dhe ndaj personave që kanë qenë në këto lokale e qe nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006” thuhet në njoftimin e Policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.