09-03-2025

Policia në veri e gjen një automjet të vjedhur

Policia ka njoftuar se e ka gjetur një automjet të braktisur në veri.

Rasti ka ndodhur të shtunën, derisa zyrtarët policorë po patrullonin në rrugën “Filip Visnjiq”.

Pas verifikimeve në sistem, doli se automjeti ishte i vjedhur.

“Menjëherë pas konfirmimit, policia ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, i cili do të ndërmarrë hapat e mëtejshëm hetimorë. Policia e Kosovës apel tek të gjithë qytetarët pa dallim që të raportojnë çdo informacion të dyshimtë që mund të ndihmojë në parandalimin dhe zgjidhjen e rasteve”, thuhet në njoftim./KK

 

Asnjë koment

Comments are closed.