Tri zyra të reja të policisë, dy prej të cilave në qytet parashihet të hapen nga Policia rajonale në Prizren, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Paralajmërohet funksionalizimi i një zyreje të policisë në qendër të qytetit në ‘Shatërvan’, një tjetre në Stacionin e Autobusëve në Prizren, derisa parashihet hapja e një zyreje të Policisë edhe në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit.
Njoftohet se për këtë janë pajtuar edhe Drejtori i Drejtorisë rajonale të Policisë në Prizren, Faton Alija si dhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, të cilët javën e kaluar kanë pasur një takim të përbashkët./GazetaePrizrenit.net