26-04-2024

Policia parasheh hapje të zyrave në Prizren dhe Gjonaj të Hasit

Tri zyra të reja të policisë, dy prej të cilave në qytet parashihet të hapen nga Policia rajonale në Prizren,  shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Paralajmërohet funksionalizimi i një zyreje të policisë në qendër të qytetit në ‘Shatërvan’, një tjetre në Stacionin e Autobusëve në Prizren, derisa parashihet hapja e një zyreje të Policisë edhe në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit.

Njoftohet se për këtë janë pajtuar edhe Drejtori i Drejtorisë rajonale të Policisë në Prizren, Faton Alija si dhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, të cilët javën e kaluar kanë pasur një takim të përbashkët./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.