05-05-2024

Policia publikon pamjet e një grabitjeje, kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarve

Policia e Kosovës, gjegjësisht sektori Rajonal i Hetimeve, ka publikuar pamjet e një grabitjeje të ndodhur në shtator të këtij viti në rrugën magjistrale Pejë – Radavc – Kullë në rrugën “Mulla Zekë Bërdynaj”.

Përmes saj, policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave që kanë kryer grabitjen.

“Sektori Rajonal i Hetimeve, është duke punuar lidhur identifikimin dhe kapjen e kryerësve të mundshëm për veprën penale “Grabitje” të datës 20. 09. 2023 në rrugën magjistrale Pejë – Radavc – Kullë në rrugën ‘Mulla Zekë Bërdynaj’. Andaj është kërkesë e hetuesve rajonalë të cilët janë të angazhuar me rastin për të bërë publikimin e video-incizimit nga vendi i incidentit i siguruar nga kamerat e sigurisë me qëllim të ofrimit ndihmë nga qytetarët për identifikimin e personave që shihen në video-incizim”, thotë njoftimi i PK-së.

Thuhet po ashtu se për publikimin e pamjeve është dhënë autorizimi nga Prokurori i Shtetit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.