25-11-2024

Policia raporton për ulje të krimit në rajonin e Prizrenit

Policia rajonale në Prizren, ka raportuar për ulje të nivelit të krimit për 1. 29 për qind krahasuar me vitin paraprak, ndërsa zyrtarët porositën keqbërësit të mos jenë të qetë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në përmbylljet të vitit, policia rajonale e vlerësoi angazhimin e treguar gjatë 2018-ës për rritjen e shkallës së sigurisë. Në praninë e disa njësiteve policore, pastaj të përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, përfshirë edhe drejtues të Policisë nga Kukësi, në selinë e Drejtorisë rajonale të policisë në një koktej të shtuar u prezantuan disa nga sukseset e organeve të renit gjatë vitit që po lëmë pas.

Drejtori i policisë rajonale, Nexhmi Krasniqi në konferencën përmbyllëse të vitit, duke folur për rezultatet përmendi rënien e nivelit të krimit, për 1. 29 % krahasuar me vitin 2017.

Ai falënderoi edhe policinë e Kukësit për bashkëpunim në parandalimin e krimit.

Bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional e ka konfirmuar edhe Zef Laska, drejtor i Qarkut të Policisë Kukësit, i cili ka qenë prezent në ceremoninë e homologëve në qytetin fqinj, përcjell “Gazeta e Prizrenit”.

Ymer Hoxha, kryetar i Gjykatës Themelore në Prizren, ndërkaq ka thënë se ndër problemet kryesore edhe sivjet kanë qenë fajdet.

“Krahasuar me qytetet tjera, Prizreni ka filluar më herët zbulimin e këtyre rasteve. Ata që bëjnë vepra penale assesi nuk mund ta bëjnë gjumin rehat kudoqofshin”, tha ai.

Me këtë rast, Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren ka ndarë edhe mirënjohje për disa nga zyrtarët e saj./GazetaePrizrenit/

Asnjë koment

Comments are closed.