17-05-2024

Paraburgim dhe arrest shtëpiak prizrenasve për lëndimin e një personi

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale SH.K. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndim i rëndë trupor.

Në kumtesën e GJTH-së, thuhet se ndaj të pandehurit me iniciale S.K nga Prizreni gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Të pandehurit më 28.12.2018, rrethe orës 12:50 minuta, në afërsi të pompës së derivateve “ Hip Petrol” në Prizren, me dashje i shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarit me iniciale N.B.

Pasi që hetimet janë në fazën fillestare dhe i pandehuri me iniciale E.R. gjendet në arrati, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve të lartë cekur.

 

Asnjë koment

Comments are closed.