18-04-2024

Policia sërish e prish dasmën në Prizren, shqipton 700 € gjobë

Policia e Kosovës sërish ka ndërhyrë në një dasmë në Prizren, ku edhe ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 700 eurosh.

Në raportin e tyre, PK njofton se ai sallon i dasmave konsiderohet një recidivist i thyerjes së rregullave për çka vazhdimisht është gjobitur dhe i është mbyllur lokali, raporton Indeksonline.

“Me datë 06 tetor 2021, rreth orës 15:30, policia kishte pranuar një informacion pasi në një sallon të dasmave në Prizren, kanë organizuar aheng familjar (dasmë), në kundërshtim me masat e vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Andaj, në zbatim të masave dhe informacionit të pranuar njësitë policore kanë ndërmarre veprime të menjëhershme, duke e identifikuar lokacionin ku mbahej ky aheng.

Pas verifikimit policia ndërmori masa në bazë të Ligjit 07L-006 dhe Vendimit të Qeverisë, duke i shpërndarë dasmorët dhe janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro për pronarin e sallonit të dasmës, ndërsa ndaj organizatorit gjobë në vlerë prej 200 euro.

Në lidhje më këtë rast është informuar edhe Inspektori Sanitar. Duhet theksuar se i njëjti sallon i dasmave konsiderohet një recidivist i thyerjes së rregullave për çka vazhdimisht është gjobitur dhe i është mbyllur lokali“, thuhet në njoftim./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.