Policia shpall në kërkim pesë persona të dyshuar për kontrabandë me mallra, pas aksionit në katër komuna
Prishtinë- Policia e Kosovës (PK) pas aksionit të realizuar në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe veri të Mitrovicës, ka identifikuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në kontrabandë me mallra dhe të njëjtit i ka shpallë në kërkim.
Të dyshuarit në kërkim nga Policia janë Besim Zeqiri, Halil Sylejmani, Festim Sylejmani, Fikrim Latifi dhe Milan Radisavljevic, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Përmes një komunikate për medie, policia njofton se kanë vazhduar hetimet intensive drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të tjerë që ndërlidhen me kontrabandimin e mallrave, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Policia e Kosovës, fton të gjithë qytetarët që të mos bien pre e asnjë provokimi të mundshëm dhe njëkohësisht kërkon bashkëpunim në ofrimin e informacioneve me qëllim arrestimin e personave të dyshuar dhe sjelljes së tyre pranë organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Tutje, Policia ftoi qytetarët që të mos bien pre e asnjë provokimi të mundshëm dhe njëkohësisht kërkon bashkëpunim në ofrimin e informacioneve me qëllim të arrestimit të personave të dyshuar.
“Numrat kontaktues: 192, 038 550 999 ose pa pagesë në 0800 19999, të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale”, njofton policia.