19-04-2024

Policia shqipton 127 tiketa për kundërvajtje në rajonin e Prizrenit

Policia në Prizren ka njoftuar për disa akvititete për respektimin e masave kundër Covid-19, si dhe kontrolle në rrugë për pajisjet dimërore tek pjesmarrësit në komunikacion, me ç’rast janë shqiptuar 127 tiketa për kundërvajtje, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Komunikata nga policia:

Me datën 20 nëntor  2020, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid në qendrat  tregtare dhe lokacionet tjera  në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 155 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006.

Gjithashtu policia rajoanle në Prizrën gjatë aktivitetevë të saj, njësia e komunikacionit rrugor dhe njësitë tjera janë në zbatim të kontrollimit të automjetve me rastin e sezonit dimëror, duke i kërkuar dhe kontrolluar pajisjet dimërore te pjesmarrësit në komunikacion, për këtë arsye dhe kundërvatje tjera janë shqiptuar 127 tiketa për kundërvatje.

Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë.

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.