06-10-2024

Policia: S’ka të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale nga djegia e shtëpisë në Kushnin-Has

Siç njoftoi mbrëmë “Gazeta e Prizrenit” një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Kushnin të Hasit, afro 30 km nga Prizreni, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm materiale.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia

“Me datë 15.04.2024 në mbrëmje, në Kushnin është raportuar se një shtëpi ka marr flakë. Në vendngjarje kanë qenë zjarrfikësit dhe policia, dhe se zjarri është shuar. Nga njësiti i forenzikës është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes dhe mbledhja e provave. Nga zjarri është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material, por të të lënduar nuk ka”, tha zëdhënësi rajonal i PK-së në Prizren, togeri Shaqir Bytyçi. /Gazeta e Prizrenit

Mund të jetë një imazh i zjarr dhe teksti

 

Asnjë koment

Comments are closed.