15 vjeçarja Gentiana Mustafa, nga Prizreni është shpallur e zhdukur nga familjarët.
Babai i vajzës tha se ajo është zhdukur nga data 22 janar dhe nuk kanë informacione për të.
Ai thotë se rasti është lajmëruar edhe në polici.
Ndërkaq xhahai theksoi se kanë pranuar informacione nga një qytetar se e ka parë vajzën në Ferizaj.
“Më ka kontaktuar një person dhe më ka thënë se e ka parë në Ferizaj. I kishte kërkuar para për të shkuar deri në Gjilan dhe i kishte kërkuar në telefon për të folur. Por, ai nuk i kishte dhënë telefonin sepse nuk kishte pasur para”.
“Për momentin nuk kam informacion. Nesër do ta shikoj me kolegët se a është raportuar rasti. Me sa kam parë unë nuk ka rast të raportuar”.