Diplomati britanik ngushëllon për vdekjen e Baba Mumin Lamës

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, ka ngushëlluar për vdekjen e kryetarit të komunitetit bektashi në Kosovë, Baba Mumin Lama.

Abbott ka thënë se gjithmonë do të jetë falënderues për dijen që ai kishte ndarë me të.

“I trishtuar që mora lajmin për vdekjen e Baba Mumin Lama dhe dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen, sikurse për komunitetin bektashi. Gjithmonë do të jem mirënjohës për kohën që më kushtoi për të ndarë dijen dhe mençurinë e tij, sikurse shumë kolegëve të mi në Ambasadë, gjatë vizitës në Gjakovë”, ka thënë Abbott.

Baba Lumin Lama për vite të tëra ka udhëhequr Teqen e Bektashinjve në Gjakovë