Nismës i lejohet pjesëmarrja në zgjedhje, por iu ndalohet 12 kandidatëve

Nisma Socialdemokrate është certifikuar si parti për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Megjithatë Nismës i janë përjashtuar nga gara për deputetë, disa kandidatë.

Vesel Krasniqi, Besnik Berisha, Filloreta Bytyçi, Valentina Alijaj, Xhafer Berisha, Aziz Thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Vehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Ardian Noka, nuk kanë të drejtë të kandidohen për deputetë në këto zgjedhje.