Policia trajnon operatorë me qenë zyrtarë për kërkim të armëve, drogave dhe kartëmonedhave
Sot në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, janë certifikuar pesë operatorë me qenë zyrtarë në njësinë K9 të Policisë së Kosovës.
Certifikimi sotëm përfshinë dy operatorë me qen zyrtar për kërkimin e eksplozivëve dhe armëve, si dhe tre operatorë me qen zyrtar për kërkimin e drogave, kartëmonedhave, armëve, municionit dhe polimerit (DKAMP).
Ky trajnim 4 mujor u realizua nga instruktorët vendorë të Njësisë K9, në Kampin Vrella, Sllatinë dhe në institucionet shtetërore të RKS-së.
Trajnimi është realizuar duke iu përshtatur nevojave për luftimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SALW), duke marrë si model shtete aleate/partnere evropiane si Anglia dhe Franca.
Njësia me qenë zyrtarë K9 për herë të parë ka arritur të trajnojë dhe certifikojë tre qen zyrtar sipas plan-programit të ri DKAMP, që do të thotë një qen mund të bëjë kërkimin e drogave, kartëmonedhave, armëve, municionit dhe polimerit.
Në ceremoninë e diplomimit dhe certifikimit kanë prezantuar eprorët udhëheqës nga Departamenti i Njësive Speciale, Divizioni i Trajnimit si autoritet mbikëqyrës, si dhe zyrtarë të lartë nga OSBE që kanë ndihmuar realizimin e këtij programi me rëndësi të veçantë.