Ponte Prizreni fiton ndaj Pejës, finalisti vendoset në “Sezai Surroi”
Ponte Prizreni ka arritur fitore të madhe të dielën në “Karagaçi” duke e mposhtur Pejën me rezultatin 88:62.
Skuadra nga Prizreni me këtë fitore ka barazuar serinë e ndeshjeve gjysmëfinale në 2:2.
Ndeshja e pestë do të luhet në Prizren, ku do të përcaktohet finalisti i Superligës së Kosovës në basketboll.
Ndeshja ishte e dominuar nga prizrenasit që nga fillimi e deri në fund kishin epërsi ndaj Pejës.
Madje basketbollistët prizrenas kishin epërsi deri në 30 pikë në këtë përballje.
Lojtari më i dalluar te Ponte ishte Kwame Vaughn me 22 pikë i ndihmuar edhe nga Divine Myles që shtoi 19 pikë.
Te Peja me lojë të mirë u veçua Brandon Walters me 11 pikë e nëntë kërcime./k.net