22-11-2024

Porosia e ministres prizrenase: Shijojeni pranverën në shtëpitë e juaja, që të kemi një verë të bukur

Politikanët kosovarë vazhdojnë më thirrje vetëflijuese për të gjithë qytetarët që të respektojmë të gjitha masat për të dalur fitimtar ndaj pandemisë së quajtur koronavirus.

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Redzepi ka bërë një thirrje të sinqertë ndaj të gjithë qytetarëve.

 

“Popull i jonë i dashur, kjo është një nga thirrjet më të sinqerta që kam patur për ju viteve të fundit. Duke e patur parasysh situatën aktuale e cila është nën kontroll, por me parametra rreziku, ju lus që të ndiqni të gjitha rekomandimet shëndetësore të cilat janë në dobi të juajën. Ju lutem, mos dilni, qëndroni në shtëpi.

 

Ju lutem, shfrytëzojeni telefonin për t’i kontaktuar të afërmit, fqinjët, dajët, tezët, hallat, shoqërinë, por mos i vizitoni. Secili nga ne e kuptojmë njëri tjetrin në këtë situatë, andaj arma jonë e vetme në luftën ndaj pandemisë është qëndrimi në shtëpi.

Shijojeni bukurinë e pranverës në shtëpijë e juaja, në ambientet familjare, që të kemi një verë të bukur, të lirë, e me plane gëzimi.

Nuk ka gjë më të bukur se sa të zgjoheni pranë fëmiljarëve të juaj, e të përfundoni ditën me njerëzit më të dashur, andaj përmbahuni rregullave sepse është për të mirën e juaj dhe tonën” është mesazhi i ministres Redzepi për të gjithë qytetarët e Kosovës./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.