Forca e Sigurisë së Kosovës ka thënë se ekipet e saj nga Forcat Tokësore, Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare, Ekipit Mjekësor dhe Policisë Ushtarake janë bashkuar në operacionin për shuarjen e zjarreve në Prevallë.
FSK-ja tha se ky operacion është mbështetur me kapacitete nga ajri edhe nga KFOR-i dhe ekipe të zjarrfikësve nga Prizrenit, që për disa ditë u përballen me zjarre.
“Pas intervenimit nga ajri nga ana e KFOR-it, u krijuan mundësi që zjarri të jetë nën kontroll, ekipet tani po kontollojnë dhe po bëjnë të pamundurën që zjarret të mos përhapen përsëri”, thuhet në reagimin e FSK-së.
KFOR-i sot intervenoi më helikopterë për shuarjen e zjarreve që kapluan Prevallën tash e 10 ditë, teksa thanë se asistenca e tyre u bë pas kërkesës së autoriteteve të Kosovës.