18-04-2024

Pos Suharekës, balotazh në gjitha komunat e rajonit të Prizrenit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale, të mbajtura më 17 tetor.

Në 17 komuna, kandidatët kanë fituar vota të mjaftueshme për të marrë mandatin e kryetarit, kurse në 21 komuna do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve.

Pos Suharekës, ku që në rrethin e parë ka fituar kandidati i AAK-së për kryetar Bali Muharremaj, në katër komuna të tjera të ketë balotazh, raporton Gazeta e Prizrenit.

Balotazh do të ketë në Prizren, Dragash, Mamushë, Rahovec dhe Malishevë.

Në të gjithë këto komuna pritet garë e fortë dhe me interes, por “beteja” kryesore do të jetë për Prizenin, në mes të Mytaher Haskukës (VV) dhe Shaqir Totajt (PDK).

Duke u mbështetur në këto rezultatet e rrethit të parë, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë zhvillohet edhe në Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Podujevë, Prishtinë,  Shtime, Viti, Vushtrri, Junik, dhe Kllokot.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 14 nëntor. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.