03-11-2024

Postera se Vuçiqi do të shkojë në veri, Sveçla: Nëse është nisur pa kërkesë te MPJD, mund ta vizitoni në burg

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi disa posterë dedikuar Vuçiqit janë shfaqur sot në katër komunat veriore të Kosovës.

“Komandanti suprem, po të presim”, thuhet në posterë.

Sveçla ka thënë se nëse Vuçiqi është nisur pa kërkesë në MPJD do të arrestohet dhe do të dërgohet aty ku i ka “disa miq të tij”, në burg.

Postimi i plotë i Sveçlës:

“I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij”.

Asnjë koment

Comments are closed.