Pranon fajësinë, dënohet me kusht asambleisti nga Rahoveci për mosdeklarim të pasurisë
Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar dënim me tre muaj burgim dhe (200) euro gjobë me kusht për të akuzuarin për veprën penale “mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, Dervish Qadraku.
Dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën një vjeçare, i akuzuari Qadraku nuk kryen vepër tjetër penale.
Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi, Mizahir Shabani, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Pas kësaj, i akuzuari Qadraku, ka thënë se ndjehet fajtor për veprën të cilën e ka kryer dhe pendohet për rastin që i ka ndodhur, i njëjti deklaroi se mos deklarimi i pasuris është bërë nga pakujdesia, duke mos ia kushtuar rëndësinë shënimeve kadastrale.
Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh se është mbajtës i familjes, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.
Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Qazim Qeska, tha se klienti i tijë e ka pranuar fajësinë me vetëdije të plotë dhe të njëjtën e ka arsyetuar se këtë veprim e ka bërë nga pakujdesia gjë të cilën edhe e ka arsyetuar edhe tek Agjencioni Antikorrupsion.
Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurori Sadri Alija, duke shtuar se pranimi i fajësis është bër me vetëdije dhe vullnet të plotë si dhe ka mbështetj në provat që gjenden në shkresat e lëndës.
Gjyqtari Shabani, të akuzuarin e ka obliguar t’i paguaj shpenzimet procedurale në shumën prej 30 euro në total.
Ndrysh në aktakuzën e ngritur ng Prokuroria Themelore në Gjakovë më 27 shkurt 2019, Dervisha Qadraku, akuzohet se në cilësin e zyrtarit të lartë publik, rrespektivisht këshilltar në Asamblenë Komunale në Rahovec, në kundërshtim me ligjin ku ka qenë i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë ose detyrimeve financiare nga data 01 mars 2018, in jëjti nuk e bërë një gjë të tillë.
Sipas aktakuzës, i akuzuari nuk ka paraqitur të dhëna të sakta të kërkuara për vitin paraprak për periudhën 01 janar deri me 31 dhjetor 2017, që në fakt nuk ka deklaruar sipërfaqën prej 6509m2 në zonën kadastrale Radostë Komuna e Rahovecit, sipas certifikates kadastrale të dates 18 korrik 2018 të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
Tutje në aktakuzë thuhet se me këto veprime, i akuzuari Qadraku, ka kryer veprën penale “mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 437, paragrafi 1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi