Pranvera arrin: Temperaturat shënojnë rritje ditëve në vazhdim
Pranvera do të arrijë më 20 mars, dhe vlerat e temperaturave do të rriten, duke kaluar në nivele pozitive.
Sipas meteorologut Mendim Rugova, i cili foli në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, këto ndryshime do të kenë ndikim pozitiv në fusha të ndryshme, përfshirë bujqësinë.
Megjithatë, nuk priten reshje shiu ditëve në vijim.